Djali i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi si dhe djali i ish kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli kanë uruar Memli Krasniqin, për zgjedhjen kryetar në Partinë Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Endrit Thaçi ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me babin e tij dhe Memli Krasniqin në të cilën ai e ka uruar këtë të fundit.
“Urime kryetar”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, krahas Endrit Thaçit edhe Klestor Veseli, ka postuar një fotografi në Instagram nëpërmjet së cilës ka uruar kryetarin e ri të PDK-së.
Në këtë fotografi ku shihen Kadri Veseli dhe Memli Krasniqi, Klestori shkroi “Shumë suksese kryetar!”.