Pas dënimit të Salih Mustafë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pritet të vendoset kur aktgjykimi të jetë i formës së prerë, ku dhe kryetarja e DHSK-së do ta cakton shtetin ku do të vuan dënimin.
Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara Angela Griep e pyetur nga gazetarët se ku do ta vuan dënimin Mustafa ka deklaruar se vetëm kur aktgjykimi merr formë të prerë në pajtim me kornizën ligjore të DHSK-së, kur Kryetarja e DHSK-së, pasi ka dëgjuar personin e dënuar, cakton shtetin ku do të vuajë dënimin.
“Ndërkohë, në lidhje me hapat e ardhshëm të mundshëm në këtë çështje, ligji përcakton se secila prej palëve mund të apelojë aktgjykimin mbi bazën e (i) një pretendimi për gabimi juridik; (2) një pretendimi për gabimi faktik që ka shkaktuar gabim gjyqësor; ose (iii) një pretendimi për gabim në dënimin e dhënë.
Zëdhënësja Griep shpjegoi se cilado nga palët mund ta apelojë aktgjykimin dhe në qoftë se një palë vendos të paraqesë apel, atëherë brenda tridhjetë ditësh duhet të dorëzojë njoftimin e apelit.
Sipas saj në vijim Kryetarja e Dhomave të Specializuara cakton Panelin e Apelit prej tre gjykatësish të cilët nuk kanë marrë pjesë në Trupin Gjykues.
“Gjatë procedurës së apelit, avokatët e personit të dënuar, viktimat pjesëmarrëse, sipas rastit dhe ZPS-ja kanë mundësinë të paraqesin argumente juridike me shkrim”, tha Griep.
Zëdhënësja e DhSK-së theksoi se palët ose pjesëmarrësit mund të paraqesin përgjigje ndaj këtyre argumenteve. Gjithashtu, gjykatësit mund të vendosin të mbajnë seanca publike në të cilat avokatët e personit të dënuar, viktimat pjesëmarrëse, sipas rastit dhe ZPS-ja mund t’i paraqesin argumentet e tyre gojarisht.