image Ende pa u ndërtuar mirë, banesës në Prizren erërat e fuqishme ia qesin në tokë fasadën

Sinjalizime

Ende pa u ndërtuar mirë, banesës në Prizren erërat e fuqishme ia qesin në tokë fasadën

news image

Kosova këtë vit është përballur me një verë tejet të nxehtë, ku temperaturat maksimale shkuan edhe deri në 45 gradë Celsius. Nxehtësia e kësaj vere u ndje edhe deri në fund të muajit tetor, teksa muaji nëntor ka nisur me shi e erëra të fuqishme, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë ditës së djeshme disa vende në Kosovë përveç shiut të dendur, u përballen edhe me erëra të fuqishme.

Në Prizren duket se kjo stuhi u ndje pak më shumë. Atje erërat e fuqishme një ndërtese e cila ishte në ndërtim e sipër, sipas pamjeve të dërguara nga sinjalizuesi, shihet se i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme duke ia hequr një pjesë të fasadës.

Nga këto dëme të shkaktuara, nuk ka persona të lënduar.

/GazetaSinjali/