image Ende pa filluar numërimi i votave në Podujevë, Sveçla shpallë fitoren e VV-së

Politikë

Ende pa filluar numërimi i votave në Podujevë, Sveçla shpallë fitoren e VV-së

news image

Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, njëherësh anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, pas mbylljes së vendvotimeve në Podujevë, e ka shpallur fitoren e VV-së, edhe pse ende nuk ka filluar numërimi i votave në këtë qytet, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai përmes një postimi në Facebook i ka uruar qytetarët për fitoren.

“Të dashur qytetarë të Podujevës, URIME!”, shkroi Sveçla.

Ndryshe, në ora 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit në Podujevë ku u votua për kryetar të komunës.

Shpejtim Bulliqi është kandidat i VV-së për kryetar në këtë komunë.

/Gazeta Sinjali/