image Ende nuk janë nxjerrur trupat e dy minatorëve të vdekurve në Novobërdë, Kurti shkon në vendngjarje

Siguri

Ende nuk janë nxjerrur trupat e dy minatorëve të vdekurve në Novobërdë, Kurti shkon në vendngjarje

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari kanë mbërritur në minierën e Novobërdës, aty ku gjatë ditës së sotme humbën jetën dy minatorë.

Në vendin ku u shemb një pjesë shkëmbore e minierës, përveç dy viktimave, u ndodhën edhe disa minatorët të cilët pësuan vetëm lëndime të lehta trupore. Minatorët të cilët tashmë kanë mbijetuar ata janë nxjerrë nga miniera, ndërsa nga Forca e Sigurisë së Kosovës do të nxirren edhe dy trupat e pajetë.

Punëtorët që humbën jetën në minierë janë një xehetar dhe një inxhinier të moshës 50 dhe 51 vjeçar, shkruan EO.

Këtë e ka bërë të ditur Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale i cili ka njoftuar po ashtu se edhe tre punëtorë të tjerë kanë pësuar lëndime.

“Ngjarja ka ndodhur me rastin e shembjes së pjesës tavanore të punishtës në të cilën ndodheshin gjatë kohës kur ishin duke kryer punën e tyre punëtorët e këtij ndrrimi, ndërsa tre punëtorët  nga punishtet e tjera i kanë shpëtuar shembjes dhe kanë pësuar lëndime te lehta trupore”./Gazeta Sinjali/