Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dhënë një përgjigje definitive nëse gjatë ditës së sotme do të mund të fillojë procesin e numërimit të votave me kusht.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka përsëritur për EkonomiaOnline ashtu siç ka thënë një ditë më herët se po punojnë shumë që të dielën të mund të fillojnë me numërimin e rreth 31 mijë e 500 votave me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 votave të personave me nevoja të veçanta.
“Pastaj, edhe numërimin e votave të cilat kanë ardhur përmes postës”, u shpreh Elezi.
I pyetur nëse numërimi mund të nisë sot pasdite ose në orët e mbrëmjes nga ndërrimi i dytë, Elezi ka thënë se nëse do të arrijnë që sot të fillojnë procesin e numërimit do t’i njoftoj mediat me kohë. /Gazeta Sinjali/