Këngëtarja shumë e përfolur shqiptare, Enca Haxhia krahas projekteve muzikore është tejet aktive edhe në rrjetet sociale.
Së fundmi në profilin e saj në Instagram, artistja përmes një loje “E kam bërë dhe nuk e kam bërë”, të zhvilluar në InstaStory, e ka pranuar haptazi se ka qenë në lidhje me dikè nga estrada, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ke pasur te dashur ndonje te estrades?”, ishte njëra nga pyetjet e ndjekësve të Encës. Kësaj pyetje nuk hezitoi t’i përgjigjet artistja, e cila për herë të parë pranoi se ka pasur lidhje me një nga kolegët.
Ndër të tjera, Enca gjithashtu tregoi se ka puthur një femër dhe se i ka dërguar dikujt fotografi nudo.
Teksa, sa i përket projekteve të reja muzikore, artistja tregoi që ende nuk i ka filluar xhirimet e klipit të këngës së re./Gazeta Sinjali/