Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, si shumë nga yjet e tjerë të estradës një pjesë të kohës e kalon në rrjete sociale.
Ajo vetëm në Instagram numëron mbi dy milionë njerëz, ndërkohë që shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.
Artistja kësaj radhe ka bërë një shkrim në InstaStory, ku thotë se jeta përtej mediave sociale është shumë më e mirë.
“Jeta përtej rrjeteve sociale është shumë më e mirë”, tha 27-vjeçarja.
“Ndonjëherë jam vërtet e zënë duke jetuar në jetën reale dhe duke shmangur presionin e postimeve të përditshme. Unë kontrolloj rrjetet e mia sociale, rrjetet sociale nuk më kontrollojnë mua”, u shpreh më tej krijuesja e hitit “Suavele”.