image Enca Haxhia u thotë fansave të sillen mirë me të tjerët

Bota e Yjeve

Showbiz/ Enca Haxhia u thotë fansave të sillen mirë me të tjerët

news image

Këngëtarja shumë e përfolur shqiptare, Enca Haxhia krahas projekteve muzikore është tejet aktive edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi në profilin e saj në Instagram, artistja ka publikuar një fotografi që e ka shoqëruar me një mesazh domethënës, transmeton Gazeta Sinjali.

“Të gjithë janë duke kaluar nga një sfidë për të cilën mund të mos e dini, prandaj gjithmonë silluni mirë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit, në të cilën shfaqet tejet elegante.

https://www.instagram.com/p/B9Wy3ruHoM_/

Enca ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët nuk kanë hezituar t’i shkruajnë asaj fjalët më të mira.

“Amor”, në bashkëpunim me Zazan dhe Mixeyn është projekti i fundit muzikor i artistes. Kënga deri më tani numëron mbi 2 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/