Qeveria e Republikës së Kosovës ka emëruar bordin e ri (të përkohshëm) të drejtorëve të Telekomit të Kosovës.
Emërimi i tyre u bë pas propozimit të ministisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ka treguar emrat e anëtarëve të ri të bordit.
“I propozojë qeverisë një bord të PTK-së, duke u mbështetur në kushtetutë: Genc Raci, …Maloku, Violeta Elezaj si dhe Beki Shala”.
Ministrja ka thënë se gjithë këta personalitete janë ekspert të ndërmarrjeve si dhe kanë përvojë të dëshmuar.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës zhvilloi një operacion në zyrat e Telekomit të Kosovës, me ç’rast u arrestuan katër punëtorë të dyshuar për keqpërdorim të detyrën zyrtare dhe lidhjen e një kontrate të dyshimtë.
Sipas komunikatë së policisë, kontrata e dyshimtë për të cilën u arrestuan katër persona, u nënshkrua në dhjetor të vitit 2019 dhe i solli mbi 100 mijë euro humbje buxhetit të Telekomit.
Gazeta Sinjali raportoi gjatë ditës së sotme se personat e arrestuar janë Armend Osaj – drejtor i financave të Telekomit, Isa Smajlaj – zëvendësdrejtor i financave dhe Naim Gashi – menaxher i Thesarit. /Gazeta Sinjali/