image Emri zyrtar mbetet "Tokio 2020" edhe pse do të zhvillohet në vitin 2021

Sport/ Emri zyrtar mbetet “Tokio 2020” edhe pse do të zhvillohet në vitin 2021

news image

Edhe pse Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të kësaj vere do të shtyhen në vitin 2021, emri nuk do të ndryshojë.

Këtë e konfirmoi të martën Mori Yoshiro, presidenti i komitetit organizues të Tokios 2020.

Gjithashtu u ra dakord që flaka Olimpike të qëndrojë në Japoni, në Fukushima për momentin.

Kujtojmë se të gjitha aktivitetet madhore sportive janë ndërprerë këtë vit për shkak të koronavirusi./Gazeta Sinjali/