Edhe pse Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të kësaj vere do të shtyhen në vitin 2021, emri nuk do të ndryshojë.
Këtë e konfirmoi të martën Mori Yoshiro, presidenti i komitetit organizues të Tokios 2020.
Gjithashtu u ra dakord që flaka Olimpike të qëndrojë në Japoni, në Fukushima për momentin.
Kujtojmë se të gjitha aktivitetet madhore sportive janë ndërprerë këtë vit për shkak të koronavirusi./Gazeta Sinjali/