Mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli po kërkohet me ngulm nga Empoli.
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli është afër të largohet nga Spezia.
Ismajli në fakt po kërkohet me ngulm nga skuadra e sapo promovuar në Serie A, Empoli.
24-vjeçari është bërë objektiv i “Azzurrëve” për mbrojtjen e tyre, kualitetet e reprezentuesit të Shqipërisë shquhen nga Empoli dhe ai po kërkohet me ngulm para fillimit të sezonit të ri. Në anën tjetër, Thiago Motta ka menduar për zëvendësimin e tij me Dimitris Nikolaou nga Olympiacosi. /GazetaSinjaliSporti/