Empoli e ka mposhtur Veronan në Kupën e Italisë, në një ndeshje dramatike që përfundoi me një goleadë, shkruan Sinjali Sport.
Verona si nikoqire pësoi nga Empoli me rezultat 3-4 në 1/16-ën e Coppa Italia-s.
La Mantia, Mancuso dy herë dhe Nedim Bajrami i realizuan golat për mysafirët, kurse Cancellieri, Ilicic dhe Ragusa shënuan për vendasit.
Te skuadra e Empolit nga minuta e parë luajtën, Samir Ujkani në portë, Kristjan Asllani në mesfushë dhe Nedim Bajrami në sulm, i cili edhe e realizoi golin e katërt, ndërsa në bankë ishte edhe një shqiptar, qendërmbrojtësi, Ardian Ismajli, që nuk u inkuadrua fare.
Me këtë fitore skuadra që po befason në Serie A kalon në raundin tjetër, në atë të 1/8-ës, ku do të takohet me Interin. /Gazeta Sinjali Sporti/