image Emocionuese: Pas një viti përballje me koronavirusin, pacienti fillon të ecë (Video)

Evropë

Emocionuese: Pas një viti përballje me koronavirusin, pacienti fillon të ecë (Video)

news image

Pacienti që është përballur më së gjati me COVID-19 në Britani të Madhe, ka filluar të ecë për herë të parë që nga marsi kur virusi kishte filluar t’ia shkatërrojë mushkëritë dhe veshkat, raporton Daily Mail, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas mediave ndërkombëtare, 49 vjeçari, Jason Kelk, është njëri nga pacientët i cili ishte i paaftë për të ecur vetë gati një vit pasi që ishte shkatërruar nga efektet e koronavirusit.

Por, më në fund ai është në rrugën e rimëkëmbjes pasi që bëri hapat e tij të parë, që u regjistruan në një video në rrjete sociale.

“Jam shumë krenare për të, me të vërtetë është një mrekulli ta shoh. Ai ka arritur të ecë në vend më parë dhe kishte bërë disa hapa, por kjo ishte hera e parë që ai eci kaq gjatë. Ishte një rrugë e gjatë – rreth gjashtë deri në 10 metra mendoj se thanë”, tha gruaja e tij Sue.

Jason, i cili punon në IT në një shkollë fillore lokale, kishte disa faktorë rreziku për Covid-19 të rëndë, pasi ishte diabetik i tipit dy dhe me astmë të lehtë./Gazeta Sinjali/