image Emocionohet Lutfi Haziri, i dalin lotët pas konfirmimit të kandidaturës për Gjilan

Politikë

Emocionohet Lutfi Haziri, i dalin lotët pas konfirmimit të kandidaturës për Gjilan

news image

LDK-ja ka zyrtarizuar Lutfi Hazirin si kandidat për kryetar të Gjilanit.

Haziri ishte i vetmi person i propozuar nga dega e LDK-së në Gjilan.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka lavdëruar udhëheqjen e deritanishme të Hazirit, duke thënë se me të suksesi i LDK-së është në anën e tyre.

“Suksesi ka qenë në anën tonë sepse juve ju ka udhëhequr një njeri si Lutfi Haziri. Ai është ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë”.

Pas konfirmimit të kandidaturës ai është emocionuar, madje i kanë dal edhe lotët. /Gazeta Sinjali/