Emisari për tregti i Mbretërisë së Bashkuar, Martin Vickers është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka bërë të ditur se në takim diskutuan për sektorët e ekonomisë ku ka potencial për të investuar firmat britanike.
Vickers vlerësoi përpjekjet për të krijuar një mjedis më tërheqës për investitorët.
“I dërguari i Mbretërisë së Bashkuar për tregti, Martin Vickers, ka zhvilluar sot takim me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Tregtisë Rozeta Hajdari. Z. Vickers vlerësoi përpjekjet për të krijuar një mjedis më tërheqës për investitorët përmes veprimit kundër korrupsionit dhe futjes së Ligjit për Gjykatën Tregtare”.
“Ata gjithashtu diskutuan sektorët strategjikë të ekonomisë ku ka potencial për firmat britanike për të hyrë në treg dhe idetë se si të maksimizojnë potencialin e diasporës kosovare në Britani”, thuhet në njoftim.