image Emisari i BE-së, Lajçak këtë javë fillon konsultimet për dialogun Kosovë-Serbi

Kosovë

Emisari i BE-së, Lajçak këtë javë fillon konsultimet për dialogun Kosovë-Serbi

news image

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar se emisari i BE-së, Miroslav Lajçak këtë javë do të fillojë konsultimet e përqendruara në dialogun Kosovë-Serbi.

“Mandati i Përfaqësuesit të ri Special të BE-së (EUSR) është të arrijë një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, që nënkupton rinisjen e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Stano, raporton Tanjug.

Me rastin e emërimit të Mirosllav Lajçak si të dërguar të BE-së u theksua se mandati i tij do të lidhej kryesisht me dialogun Kosovë-Serbi.

Kryediplomati evropian, Josep Borrell kur u pyet në lidhje me detyrat e para të Lajçakut, siguroi se ai do ta ndihmonte në rifillimin e dialogut mes dyja vendeve

“Në fillim të mandatit tim, unë thashë se ishte një nga përparësitë e mia dhe gjërat ku duhej të përmirësohemi. Ne mund të mos e kemi zgjidhur problemin izraelito-palestinez, por duhet të jemi në gjendje ta zgjidhim problemin në lagjen tonë të afërt”, tha Borrell./GazetaSinjali/