image Emery: Vendosëm bashkë me klubin që ta largojmë Ozilin

Futboll

Sport/ Emery: Vendosëm bashkë me klubin që ta largojmë Ozilin

news image

Unai Emery më në fund ka treguar se përse po ndodhë ‘mungesa e mistershme’ e Mesut Ozil.

Ozil është lënë jashtë skuadrës së Arsenalit më shumë se një muaj dhe trajneri ka bërë të ditur se nuk do të nxitohet ta rikthejë atë në skuadër.

Emery ka thënë se vendimi për ta lënë Ozilin jashtë skuadrës së Arsenalit është marrë nga i gjithë klubi dhe jo vetëm nga ai personalisht.

Këtu ne jemi pajtuar për një strategji si klub, si skuadër. Sepse, gjëja më e rëndësishme është klubi, skuadra dhe performancat e mira. Mendoj se nuk është momenti i duhur për të folur për të. E di se tifozët duan përgjigje, por nuk është koha e duhur” ka thënë trajneri.

Lojtari që dikur mbronte ngjyrat e Gjermanisë po lidhet së fundmi me një transferim të mundshëm në MLS, por interesim për të ka edhe nga Superliga e Turqisë.