Si trajner po shijon një sukses të madh, tani Unai Emery është bërë edhe pronar i një klubi, raporton Sinjali Sport.
Trajneri i Villarreal, fitues i fundit i Ligës së Evropës, ka blerë Real Union, klub bask i Segunda Division B, kategoria e tretë e futbollit spanjoll.
Vëllai i tij, gazetari Igor Emery, është ngarkuar me detyrën për të formalizuar blerjen. Operacioni është mbyllur dhe pritet vetëm zyrtarizimi.
Lajmi është raportuar nga “AS”.