image Arsenali befason të gjithë me kandidatin për postin e trajnerit të ri

Sport/ Arsenali befason të gjithë me kandidatin për postin e trajnerit të ri

news image

Duket si e pabesueshme, por gazetari i Sky Sport, raporton se Arsenali ka kandidatin kryesor për pasuesin e Unai Emeryt, ish-trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettinon.

Përmes një postimi të tij në Twitter, gazetari i Sky Sport thotë se Arsenali është duke konsideruar Pochettinon si trajner të mundshëm të Arsenalit.

Aktualisht Pochettino ka mbetur pa punë pasi u shkarkua nga Tottenhami vetëm disa javë më parë. Ndërkohë Arsenali sot shkarkoi Unai Emeryn nga posti i kryetrajnerit.

Përveç, ish-trajnerit të Tottenhamit, Arsenali po e konsideron si trajner të mundshëm Massimiliano Allegrin, Brendon Rodgers dhe Mikel Artetën./Gazeta Sinjali.