image Emërohet edhe bordi i KEK-ut, kjo është përbërja

Politikë

Emërohet edhe bordi i KEK-ut, kjo është përbërja

news image

Është mbajtur sot mbledhja e Qeverisë së Kosovës, ku janë zgjedhur anëtarët e Bordit të KEK-ut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur emrat e të propozuarve të bordit të kësaj ndërmarrjeje

“Anëtarë të Bordit të KEK-ut janë: Skënder Haziri kryesues, Merita Kasapolli, Bezat Halilaj, Valbona Raifi-Deshishku, Mustafa Pllana, Valdrin Krasniqi anëtarë”.

Kujtojmë se në këtë konkurs patën aplikuar 72 kandidatë.

Gjithashtu, në këtë mbledhje është votuar edhe bordi i rregullt i Mbikëqyrës të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Trepça”.

Anëtarët e bordit të Trepçës janë: Bahri Hyseni kryesues, Ibrahim Krasniqi, Muharrem Peci, Bujar Bilalli dhe Xhevdet Tahiri. /GazetaSinjali/