Është mbajtur sot mbledhja e Qeverisë së Kosovës, ku janë zgjedhur anëtarët e Bordit të KEK-ut.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur emrat e të propozuarve të bordit të kësaj ndërmarrjeje
“Anëtarë të Bordit të KEK-ut janë: Skënder Haziri kryesues, Merita Kasapolli, Bezat Halilaj, Valbona Raifi-Deshishku, Mustafa Pllana, Valdrin Krasniqi anëtarë”.
Kujtojmë se në këtë konkurs patën aplikuar 72 kandidatë.
Gjithashtu, në këtë mbledhje është votuar edhe bordi i rregullt i Mbikëqyrës të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Trepça”.
Anëtarët e bordit të Trepçës janë: Bahri Hyseni kryesues, Ibrahim Krasniqi, Muharrem Peci, Bujar Bilalli dhe Xhevdet Tahiri. /GazetaSinjali/