Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar edhe dy zëvendësministra në Qeverinë që drejton, shkuan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se Imri Demelezi është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dikaster ky që udhëhiqet nga Faton Peci.
Ndërsa Linda Çavdarbasha është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme janë emëruar edhe dy zëvendësministra në Qeverinë Kurti 2.