COVID-19

Të infektuar

126

Të sheruar

10

Të vdekur

1

Receta/ Ëmbëlsirë e shpejtë karameleje

news image

Një ëmbëlsirë e shpejtë dhe e lehtë do të ishte e përsosur për fëmijët tuaj.

Përbërësit:

– 3 lugë gjelle sheqer; 
– 3 pika lëng limoni;   
– 2 vezë;         
– 250 ml qumësht.

Për pjesën e dytë:

– 2 vezë;         
– 100 g sheqer;           
– 50 g miell;   
– pak pluhur për ëmbëlsira.

Përgatitja:

Në një tenxhere shkrini 3 lugë sheqer dhe vendosni në një tepsi të vogël.

Tundni 2 vezë me 250 ml qumësht dhe shtoni karamele.

Tundni 2 vezë me 100 g sheqer dhe shtoni miellin dhe bashkoni mirë, bën edhe pak pluhur për ëmbëlsira.

Në mënyrë të barabartë shtoni qumështin në tepsi.

Tepsinë vendoseni në një tepsi pak më të madhe dhe në të vendosni gjysmë centimetri ujë të vluar.

Piqeni në 200 gradë Celsius rreth 50 minuta, para përfundimit mbulojeni me folie.

Ëmbëlsirën e ftohur kthejeni mbrapsht në pjatë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: