image Elvis Naçi tregon përse shqiptarët po luftojnë në Siri

Kosovë

Elvis Naçi tregon përse shqiptarët po luftojnë në Siri

news image

Teologu, Elvis Naçi, ka folur për shqiptarët të cilët i janë bashkuar luftërave të huaja në Siri dhe Irak. Ai ka thënë se numri i personave që kanë shkuar është i vogël në krahasim me besimtarët myslimanë.

Ai ka thënë se personat që kanë shkuar në luftëra të huaja kanë qenë mercenarë, të cilët janë paguar.

 “Po flasim për 79 meshkuj. Po ta krahasojmë me numrin e besimtarëve është shume i vogël. Duhet të theksojmë se shumë nga këto persona ishin mercenarë, janë persona të paguar. Kanë shfrytëzuar varfërinë. I kanë thënë se do marrësh kaq dollar dhe kaq do marrësh kur të mbërrish atje. Janë mashtruar sepse u kanë thënë se lufta do të mbarojë shumë shpejt, por që nuk ndodhi kështu”- tha Naçi.

Naçi vazhdoi duke thënë edhe se sot është situate më mirë ku fryma radikale nuk ka kaq shumë influencë sa më herët, ku Naçi iu referua viteve 2012.

“Ka ekstrezimëm mendor dhe ekstremizëm të dhunshëm, ekstremizmi mendor sjell ekstremizmin e dhunshëm. Këtu kemi gabuar. Këtu nuk ka pasur një bashkëpunim të mirë mes institucioneve fetare me ato shtetërore”- tha Naçi./Gazeta Sinjali/