image Elvis Naçi për ngushëllim te familja Abazi, u premton shtëpi të re dhe 1 mijë euro pension

Gjilan/ Elvis Naçi për ngushëllim te familja Abazi, u premton shtëpi të re dhe 1 mijë euro pension

news image

Hoxha nga Shqipëria, Elvis Naçi, sot ka qëndruar për ngushëllim në familjen Abazi në Livoç të Gjilanit, e cila humbi dy djemtë si pasojë e tërmetit në Durrës.

Me këtë rast Naçi ka premtuar se shumë shpejtë do të fillojë ndërtimi i shtëpisë për këtë familje, si dhe do t’u jepet një pension për gjashtë jetimët.

“Në familjen Abazi në Gjilan ku vdiqën nga tërmeti dy vëllezërit që ndodheshin në Durrës. Qofshin të Xhenetit dhe shumë shpejtë fillon shtëpia e re për tu ndërtuar dhe një pension 1000 euro për 6 jetimët. Amin”, ka njoftuar Hoxha Naçi.

Shemsedin dhe Isa Abazi nga Livoçi i Gjilanit ishin dy nga 51 vikitmat e tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.

Dy vëllezërit Abazi punonin si mekanikë në qytetin e Durrësit dhe kur ndodhi tërmeti, ata gjendeshin në Hotelin “Tropikal”, i cili u rrënua krejtësisht. Shemsedini, 32 vjeçar pas vetës ka lënë gruan dhe katër fëmijë, ndërsa, Isa 29 vjeçar ka lënë bashkëshorten dhe dy fëmijë. /Gazeta Sinjali/