Elon Musk është bërë njeriu i tretë më i pasur në botë duke kapërcyer kështu themeluesin e Facebook-ut, Mark Zuckerberg, transmeton Gazeta Sinjali.
Musk është themeluesi, CEO CTO, teksa po punon për të revolucionarizuar transportin si në tokë, përmes prodhuesit të makinave elektrike ‘Tesla’ në hapësirë dhe përmes prodhuesit të raketave Space X.
Të ardhurat nga prodhimi i makinave elektrike, kanë bërë që Musk të bashkohet me indeksin prestigjioz S&P 500 të kompanive më të mëdha të listuar në SHBA.
Fitimi ishte marramendës dhe çmimi i aksionit u rrit deri në 12% në 460$, duke e vlerësuar Tesla-n me 320 miliardë paund. Pas arritjes, Musk e dërgoi pasurinë personale në vlerën e 82 miliardë paund.
Kurse në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg, Musk ndodhet në vendin e tretë duke u cilësuar si një nga njerëzit më të pasur në botë.
Miliarderi i lindur në Afrikën e Jugut zotëron 20 për qind të aksioneve në Tesla. Kjo e zhvendos 49-vjeçarin në vendin e tretë, mbi pasurinë e Zuckerbergut që aktualisht ka 80 miliardë £.