Kreu i Teslas, Elon Musk, ka humbur epitetin e personit më të pasur në botë, pasi aksionet e prodhuesit të veturave elektrike kanë pësuar rënie.
Tesla është burimi kryesor i pasurisë së Muskut. Aksionet e Teslas kanë pësuar rënie për më tepër se 20 për qind, që kur e arritën pikën kulmore në fillim të janarit.
Kanë pësuar veçanërisht rënie këtë javë, lidhur me investimin e rrezikshëm 1.5 miliard dollarë të bërë së fundi nga firma në Bitcoin.
Rënia e Muskut e kthen kreun e Amazonit, Jeff Bezos, në krye të listës së personave më të pasur në botë./Gazeta Sinjali/