image Elon Musk: Alienët nuk ekzistojnë, kërcënimi i vërtetë është lindshmëria e ulët

Botë

Elon Musk: Alienët nuk ekzistojnë, kërcënimi i vërtetë është lindshmëria e ulët

news image

Elon Musk ka disa informacione për hapësirën dhe është i bindur se, deri më tani, nuk është gjetur asnjë provë e jetës jashtëtokësore. Megjithatë, ai shpreson që njerëzit një ditë do të gjejnë alienë. Dhe kur ta bëjnë, ai do të jetë i pari që do ta bëjë publike.

Themeluesi i SpaceX u pyet për mendimet e tij për UFO-t në pjesën e dytë të një interviste ekskluzive me Tucker Carlson që u transmetua të martën mbrëma.

Pavarësisht dobësisë së tij të njohur për teoritë konspirative, Musk tha për Fox News se ai nuk beson se qeveria amerikane po fsheh ekzistencën e jashtëtokësorëve, pavarësisht rrjedhës së pafundme të teorive konspirative në lidhje më ketë çështje.

Musk argumentoi se nëse zyrtarët do të kishin prova për ekzistencën e alienëve,  ata do t’i përdornin në avantazhin e tyre. Ai vuri në dukje se ushtria po përpiqej vazhdimisht të rriste buxhetin e saj të shpenzimeve dhe se “alienët” do ishin justifikimi perfekt.

CEO i Twitter vazhdoi të shpjegonte pse ai besonte se njerëzit, jo qeniet jashtëtokësore do të ishin kërcënimi ynë i vërtetë. Ai përsëriti shqetësimet e tij të bazuara se rënia e lindshmërisë është kërcënimi më i madh për ekzistencën e njerëzimit.

“Ka një lloj cikli jetësor për kulturat, ashtu si ka për njerëzit individualë  dhe mendoj se ne thjesht duam të sigurohemi që kultura jonë të vazhdojë,” tha ai.

“Kjo është arsyeja pse unë jam i shqetësuar për rënien e nivelit të lindjeve dhe faktin që, për shembull, Japonia regjistroi dy herë më shumë të vdekur vitin e kaluar sesa lindje.”

“Jam disi i shqetësuar se nëse nuk ka popullsi të mjaftueshme, atëherë qytetërimi ynë do të shkatërrohet”, theksoi ai./abcnews.al

/GazetaSinjali/