image Eliza Hoxha kërkon gjak nga qytetarët për shërimin e babait të saj nga COVID-19

Sociale

Eliza Hoxha kërkon gjak nga qytetarët për shërimin e babait të saj nga COVID-19

news image

Eliza Hoxha e cila ka fituar besimin e qytarëve edhe për një mandat si deputete ka kërkuar ndihmë nga ta, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka njoftuar se babai i saj ka rezultuar pozitiv me COVID-19, kështu ka kërkuar nga ata që e kanë kaluar këtë virus të dhurojnë gjak për shërimin e tij.

“E kemi me urgjencë të sigurojmë plazmën e gjakut për babin, andaj persona që kanë vullnetin e mirë dhe sapo e kanë kaluar Covidin e që e kanë grupin e gjakut A – Pozitiv apo A – Negativ, të lajmërohen në QKUK, Transfuzionin e gjakut për dhurim nesër e pasnesër deri ne ora 14:00. Na duhen dhurues me minimum 50+ antitrupa”, shkroi ndër të tjera ajo./Gazeta Sinjali/