Asdren Gjikolli i njohur me emrin artistik si Gjiko, sot feston datëlindjen e 29-të. Me këtë rast, artisti ka marrë urime të shumta nga familjar, miq, kolegë e fansa, por urimi më i veçantë i erdhi nga bashkëshortja e tij, prezantuesja e njohur, Elita Rudi.
Rudi përmes një fotografie të publikuar në profilin e saj në rrjetin social Instagram, ia ka dedikuar urimin më të veçantë rep-artistit për datëlindje, shkruan Gazeta Sinjali.
“Menxi po pres me u plak me ty, me ti pa rrudhat nen sy, met perqaf e me te thon qe ia dolem. Edhe shume ditelindje me plot shendet e dashni afer neve!! Te duam“, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.
Kujtojmë se çifti dashurinë e tyre me martesë e kurorëzuan në vitin 2018 dhe së bashku kanë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Zëri./Gazeta Sinjali/