image Elita flet për raportet me vjehrrën e saj

Bota e Yjeve

Elita flet për raportet me vjehrrën e saj

news image

Moderatorja e njohur, Elita Rudi, përmes një InstaStory, ka uruar vjehrrën për ditëlindje, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo ka treguar marrëdhënien e mirë që e gëzojnë me njëra-tjetrën. Elita ka ndarë disa fotografi bashkë me të, duke zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar.

“Jam kaq e bekuar që kam fituar jo vetëm një vjehrrë gjatë martesës, por edhe një shoqe të ngushtë. Uroj që ditëlindje jote të jetë aq spektakolare, sa je ti për mua. Të dua.”- shkruan Elita.

Kjo nuk është hera e parë që Elita flet për raportin e mirë që ka me vjehrrën. Në intervistën e fundit, Elita tregoi se ajo e kishte ndihmuar shumë në rritjen e Zërit.

/Gazeta Sinjali/