image Elita dhe Gjiko në pritje të fëmijës së dytë

Bota e Yjeve

Elita dhe Gjiko në pritje të fëmijës së dytë

news image

Moderatorja Elita Rudi dhe këngëtari Gjiko po bëhen prindër për herë të dytë, shkruan Gazeta Sinjali.

Çifti ende nuk e kanë konfirmuar apo mohuar një gjë të tillë, por ajo që i ka dhënë vulën është një fotografi e Elitës e shkrepur gjatë pushimeve që po i kalon me familje në jug të Shqipërisë.

Ndonëse në story-n e saj Elita e ka fshehur barkun, i njëjti imazh i plotë i heqë të gjitha dyshimet sa i përket shtatzënisë.

Barku i rrumbullakosur është mëse i dukshëm çka dëshmon se Elita duhet të jetë rreth muajit të katërt të pritjes së ëmbël.

Kujtojmë se, Elita dhe Gjiko janë prindër të një djali, Zërit. /Gazeta Sinjali/