Moderatorja Elita Rudi dhe këngëtari Gjiko po bëhen prindër për herë të dytë, shkruan Gazeta Sinjali.
Çifti ende nuk e kanë konfirmuar apo mohuar një gjë të tillë, por ajo që i ka dhënë vulën është një fotografi e Elitës e shkrepur gjatë pushimeve që po i kalon me familje në jug të Shqipërisë.
Ndonëse në story-n e saj Elita e ka fshehur barkun, i njëjti imazh i plotë i heqë të gjitha dyshimet sa i përket shtatzënisë.
Barku i rrumbullakosur është mëse i dukshëm çka dëshmon se Elita duhet të jetë rreth muajit të katërt të pritjes së ëmbël.
Kujtojmë se, Elita dhe Gjiko janë prindër të një djali, Zërit. /Gazeta Sinjali/