image Eliminimi nga Maqedonia e Veriut, merret vesh e ardhmja e Mancinit

Futboll

Eliminimi nga Maqedonia e Veriut, merret vesh e ardhmja e Mancinit

news image

Roberto Mancini do të vazhdojë të mbetet në krye të Kombëtares së Italisë, sipas raporteve nga Italia.

Italia u shokua duke u eliminuar në gjysmëfinale të play-off nga Maqedonia e Veriut, që nënkupton se ‘azurët’ nuk do të jenë pjesëmarrës në Botërorin e Katarit 2022, shkruan Sinjali Sport.

Pas këtij eliminimi, janë shtuar dyshime nëse tekniku italian Mancini do të vazhdojë të mbetet në krye të Italisë.

Sidoqoftë, sipas gazetave ‘La Gazzetta dello Sport’ dhe ‘Il Corriere dello Sport’, trajneri do të mbetet në krye të Italisë.

Italiani nënshkroi një zgjatje të kontratës deri në vitin 2026 vetëm disa javë përpara Kampionatit Evropian të fituar nga Azzurri verën e kaluar.

/GazetaSinjaliSport/