Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se një 69-vjeçar është gjendur i vdekur në tualetin e një dyqani.
Sipas policisë ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Kala” ku për shkaqe ende të paqarta ka ndërruar jetë 69-vjeçari me inicialet B.B.
“Më datë 15.02.2022, rreth orës 15:10, në tualetin e dyqanit të shtetasit L. P., banues në lagjen Kala, ka gjetur vdekjen shtetasi B. B., 69 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. 69 vjeçari kishte probleme shëndetësore dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” thuhet në njoftimin e policisë.