image Ekzekutohet në Rreshen Tonin Gjini

Rajon

Ekzekutohet në Rreshen Tonin Gjini

news image

Tonin Gjini, i njohur edhe si Armando Gjini, është ekzekutuar sot me armë zjarri në mes të qytetit të Rrëshenit.

Krimi u raportua rreth orës 11:33 të paraditës së sotme.

Ekzekutimi ndodhi në trotuarin e Katedrales së Rrëshenit. Në një moment bashkëshortja e Gjinit ka zbritur nga makina për të blerë diçka në një dyqan, ndërsa në makinë kanë pritur 48 vjeçari dhe djali i tij. Aty i është afruar një vetur me xhama të zinj, nga ku është qëlluar me armë zjarri.

Gjini është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.

Në qytetin Rrëshen, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.Gj. vjeç 48, banues në Rrëshen. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit“, informoi policia.

Rreth orës 13:35 minuta u mësua se është gjetur një makinë e djegur te mbikalimi i Rrëshenit. Dyshohet se i përket autorëve të krimit.

Dyshohet se ekzekutimi ka lidhje me një seri vrasjesh në dy vitet e fundit në Rrëshen. Madje më 6 maj të këtij viti në automjetin e tipit Benz të Gjinit, ishte vendosur rreth 700 gram tritol. Edhe në atë kohë ai ishte duke udhëtuar me djalin të cilin po e çonte në shkollë kur ka konstatuar lëndën eksplozive. Fatmirësisht ngjarja u shmang, pasi ndërhynë Forcat Speciale dhe të antiterrorit që u nisën nga Tirana drejt Rrëshenit për të çaktivizuar tritolin. Nga shpërthimi i komanduar u dëmtua tërësisht makina. Në atë kohë Gjini pati deklaruar se nuk kishte asnjë problem familjar apo personal duke theksuar se mund të kishin ngatërruar shënjestër.

Më 12 maj 2018 Armando Gjini u arrestua si pjesëtar i grupit të Met Kananit, që akuzohej se trafikonte drejt vendeve të BE-së tonelata të tëra droge. Mes personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Precizioni” rezultoi të ishte dhe Armando Gjini./Oranews/