Njëri prej drejtuesëve më famëkeq të tifozëve të Partizanit “Alcatraz”, Ljubomir Kica Markoviç është ekzekutuar me gjashtë plumba në Beograd të Serbisë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Milenka Grçiç” në kryeqytetin serb.
37-vjeçari fitoi reputacion në opionin sportiv si një nga drejtuesit e grupit, të cilin ai e drejtoi me Djordje Prelic dhe Aleksandar Vaviç.
Më herët, Markoviç ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e tifozit francez Bruce Taton. Pas apelimit, Markoviç përfundimisht u dënua me 13 vjet heqje lirie.
Nuk dihet nëse vrasja e krye-tifozit të Partizanit të Beogradit lidhet me problemet me drejtësinë që ka pasur Markoviç apo të tjera arsye.