image Ekzekutohen pagesat shtesë për punonjësit shëndetësorë

Shëndetësi

Ekzekutohen pagesat shtesë për punonjësit shëndetësorë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat shtesë për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore, për mjekë, infermierë e staf mbështetës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kam kënaqësinë t’ju informoj se janë ekzekutuar pagesat shtesë për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore, në tre nivelet e kujdesit shëndetësor: primar, sekondar dhe terciar, bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës sipas obligimeve nga Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj në Facebook.

Sipas Zemajt, shtesat për mjekë janë 250 euro në muaj, për infermierë 150 euro, kurse për stafin mbështetës nga 100 euro në muaj.

“Për mjekët dhe infermierët, pagesat janë bërë për muajin shtator dhe tetor, ndërsa për stafin mbështetës për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor“, ka njoftuar ministri./Gazeta Sinjali/