Një person është ekstraduar dje nga Belgjika në Kosovë përmes Terminalit Doganor në Podujevë, për një vepër penale të cilën e kishte kryer në vitin 2018, shkruan Gazeta Sinjali.
Personi akuzohet për veprën penale “grabitje dhe vrasje në tentativë”.
Pas ektradimit, i dyshuari është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje. /GazetaSinjali/