image Arrestohet në Shqipëri 20-vjeçari i dyshuar për vrasje në Londër

Shqipëri

Arrestohet në Shqipëri 20-vjeçari i dyshuar për vrasje në Londër

news image

Interpol Tirana dhe Komisariati i Policisë në Lushnjë kanë arrestuar një 20-vjeçar me rrezikshmëri të lartë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, raporton Gazeta Sinjali.

Arrestimi i tij u bë me qëllim të ekstradimit drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Bëhet fjalë për Gledis Mehallën, banues në fshatin Gradishtë, Lushnjë.

20-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet Gjyqësore në Kardif/ Mbretëri e Bashkuar, më 4 maj të këtij viti, lëshuan urdhër për arrestimin e tij për veprën penale “Vrasje”./Gazeta Sinjali/