image Ekstradimi i gylenistit nga qeveria shqiptare, reagon PD: Pse u zgjodh 1 janari?!

Shqipëri/ Ekstradimi i gylenistit nga qeveria shqiptare, reagon PD: Pse u zgjodh 1 janari?!

news image

Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me ekstradimin e qytetarit turk.

Teksa kërkon reagimin e autoriteteve përkatëse, PD apelon për transparencë lidhur me këtë çështje.

 “Ndërsa mediat po raportojnë me shqetësim për një ekstradim të një qytetari turk sipas tyre ne shkelje te ligjit, nuk ka asnjë sqarim te institucioneve shtetërore për ketë ngjarje.

Heshtja dhe zgjedhja e datës 1 Janar për ketë veprim na detyrojnë te kërkojmë transparencë te menjëhershme për çfarë po ndodh, dhe përgjigje nëse veprimet e autoriteteve janë në përputhje me ligjet ne fuqi, konventat ndërkombëtare dhe te drejtat e njeriut?

Është prioritare për çdo vend demokratik, veçanërisht ne procesin e integrimit evropian, t`i respektojë këto parime, të drejta e detyrime. Shkelja e tyre është kthyer në rregull për qeverinë e korruptuar dhe të inkriminuar te Edi Ramës.”- thuhet në reagimin e PD-së./ Gazeta Sinjali/