image Eksperti britanik: Terroristët duket se u trajnuan me automjetet që SHBA ia dha Serbisë, Vuçiq të jap shpjegime

Politikë

Eksperti britanik: Terroristët duket se u trajnuan me automjetet që SHBA ia dha Serbisë, Vuçiq të jap shpjegime

news image

Njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Westminster, Aidan Hehir ka thënë se automjetet që u panë në pamjet e publikuara nga ministri i Brendshëm Sveçla dhe drejtori i Policisë, janë Humvee amerikane.

Eksperti britanik ka shkruar se Departmenti amerikan i Mbrojtjes nuk do të jetë i lumtur që Serbia i ka përdor këto automjete për të trajnuar terroristë.

Hehir ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shumë për të shpjeguar.

“Makinat duken sikur ‘Humvee’ amerikanë. Sigurisht, Departamenti i Mbrojtjes nuk do të jetë i lumtur që Serbia i ka përdorur për t’i trajnuar terroristët makinat që iu dhanë donacion nga SHBA? Vuçiq ka shumë për të shpjeguar”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/