image Eksperti amerikan i përgjigjet provokimit të Vuçiqit, kërkon reagim të Bidenit

Politikë

Eksperti amerikan i përgjigjet provokimit të Vuçiqit, kërkon reagim të Bidenit

news image

Eksperti amerikan, Alon Ben-Meir, ka reaguar ndaj provokimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili publikoi një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë mbi të.

Ben-Meir me anë të një postimi në Facebook ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja duhet ta dënojnë këtë provokim të Vuçiqit.

Ai tutje ka shtuar se presidenti amerikan, Joe Biden duhet të dërgojë porosi të qartë tek Vuçiqi, se pavarësia e Kosovës s’do të jetë më kurrë objekt negocimi.

SHBA-ja dhe BE-ja duhet ta dënojnë provokimin e Vuçiqit. Presidenti i SHBA-së duhet të dërgojë mesazh të qartë tek Vuçiqi se pavarësia e Kosovës nuk do të jetë më kurrë subjekt diskutimi”, ka shkruar Alon Ben-Meir.

Kosovarët tanimë kanë hapur edhe një peticion online që rrjeti social, Instagram, t’ia fshijë foton me përmbajtje nxitëse Vuçiqit.  /Gazeta Sinjali/