image Ekspertët tregojnë sa vezë në javë duhet t'i konsumoni

Këshilla/ Ekspertët tregojnë sa vezë në javë duhet t’i konsumoni

news image

Një studim i një grupi shkencëtarësh nga Universiteti Northwestern në Chicago, ka zbuluar se vezët e tepërta rrezikojnë jetën e konsumatorëve .

Sipas studimit, njerëzit që hanë tre ose katër vezë në javë kanë një rrezik më të madh nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja e parakohshme, në krahasim me ata që hanë më pak vezë.

Vezët, veçanërisht e verdha janë një burim i rëndësishëm i kolesterolit dietik“, shkroi Victor Zhong, autori kryesor i studimit.

Ekspertët përfshinë mbi 29 mijë njerëz në studim për një mesatare prej 17 vjet e gjysmë. Sëmundjet e diagnostikuara përfshijnë goditje fatale dhe jo fatale të zemrës dhe vdekje nga sëmundjet e zemrës.

Si përfundim, marrëdhënia midis vezëve dhe rreziqeve të sëmundjeve të zemrës ka një lidhje serioze.

Rekomandohet të hani vetëm dy vezë në javë./Sinjali/