image Ekspertët spanjollë zbulojnë simptomën e re të koronavirusit që po shfaqet në shputat e këmbëve

Pandemia/ Ekspertët spanjollë zbulojnë simptomën e re të koronavirusit që po shfaqet në shputat e këmbëve

news image

Edhe pse simptomat e sëmundjes së koronavirusit ndryshojnë nga personi te personi, ekspertët spanjollë tani po i hulumtojnë lezionet në shputa të këmbëve, të cilat janë shfaqur te disa pacientë në fazën e hershme të sëmundjes.

Në të vërtetë, fjala është për lezionet të cilat ngjasojnë me fruthin, theksohet në raportin e Këshillit të ekspertëve të sëmundjeve të shputave të Universitetit për Podiatri.

Kjo simptomë posaçërisht është veçuar te tinejxherët dhe fëmijët, mirëpo edhe disa të rritur gjithashtu kanë pasur shenja të ngjashme në shputa.

Shkencëtarët kanë tërhequr vërejtjen që ende nuk mund të flasim për fakte shkencore përse është kështu, mirëpo lusin që t’i kushtohet kujdes edhe kësaj simptome.