image Ekspertët flasin për bartjen e maskës, tregojnë nëse janë të dëmshme për shëndetin e njeriut

Botë

Ekspertët flasin për bartjen e maskës, tregojnë nëse janë të dëmshme për shëndetin e njeriut

news image

Disa grupe ekstreme të djathta në SHBA, kanë ngritur shqetësimet se maska është e dëmshme dhe kërkojnë që të mund të marrin frymë lirshëm, pa i bartur ato.

Por, këto pretendime, që kanë filluar të shpërndahen edhe nëpër rrjete sociale, sipas ekspertëve, janë të pakuptimta.

Sipas ekspertëve, bartja e maskës, ndihmon në parandalimin e infeksionit nga virusi dhe nuk rrit ndonjë rrezik në procesin e frymëmarrjes.

Sipas mediave të huaja, këto spekulime nuk janë të habitshme, pas shqetësimeve që maska të jetë e detyrueshme në transportin publik, ndërsa disa po kërkojnë që të njëjtat rregulla të zbatohen në dyqane.

Pas studimit që maskat zvogëlojnë rrezikun e transmetimit të koronavirusit, profesori Venki Ramakrishnan, sugjeroi që mosbesimi i këtij rregulli është po aq anti-social, si konsumi i pijeve alkoolike gjatë vozitjes apo edhe vënia e rripit të sigurisë në veturë.

“Nëse të gjithë i bartim maskat, mund të mbrojmë vetveten”, thotë ai.

Mirëpo, skepticizmi publik qëndron ende. A ka ndonjë provë që bartja e maskës të jetë e dëmshme? Dhe a ekziston rreziku tek njerëzit që mund të kenë probleme me frymëmarrje?

Maskat N95 barten zakonisht nga kirurgë gjatë operacioneve, ndërsa ato gjenerojnë sasi të mëdha të grimcave të ajrit.

Spekulimet e tjera që lidhen me hipoksinë, ose zvogëlimin e konsumit të oksigjenit. Një studim thotë se mbajtja e këtyre maskave mund të zvogëlojë nivelet e oksigjenit, mirëpo kjo nuk shkaktohet nga bartja normale e maskave.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se maskat të cilat mundësojnë lehtë frymëmarrjen e njeriut nuk do të çojnë në probleme shëndetësore.

Një tjetër pretendim që qarkulloi në medie sociale ishte se bartja e një maske mund t’ju infektojë me koronavirus. Mirëpo, epidemiologu Keith Neal nga Universiteti i Nottingham, thotë se kjo është e pakuptimtë.

“Maska ju mbron nga infektimi, nuk mund të sëmureni nëse veçse jeni prekur nga virusi”, thotë ai.

Sidoqoftë, një tjetër ekspert paralajmëron se është e rëndësishme që të pastroni maskën dhe ta përdorni vetëm një herë nëse maska është kirurgjikale.

“Grimcat mund të bllokohen në maskën e fytyrës, dhe mund të përhapet tek dikush tjetër nëse e bartni atë”, shton eksperti./ Gazeta Sinjali/