image Ekspertët e shëndetit: Koronavirusi do të vrasë me miliona njerëz

Shëndetësi

Botë/ Ekspertët e shëndetit: Koronavirusi do të vrasë me miliona njerëz

news image

Ekspertët kryesorë të shëndetit në Amerikë, para disa muajve, kanë parashikuar se një koronavirus mund të vrasë dhjetëra miliona njerëz. Kjo ka ndodhur para shpërthimit të virusit vdekjeprurës në Kinë.

Shkencëtarët e modeluan një pandemi të hipotetikës në një kompjuter, si pjesë e hulumtimit, në tetorin e vitit të kaluar. Simulimi parashikoi se 65 milionë njerëz nga çdo cep i botës do të vdesin brenda vetëm 18 muajve.

Deri më tani, sëmundja ngjitëse që po shkatërron Kinën, ka vrarë 26 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 900 – por ekspertët parashikojnë që numri i vërtetë do të jetë me mijëra.

Dr Eric Toner, një studiues i vjetër në Johns Hopkins, tha që ai nuk ishte i tronditur kur dolën lajmet për shpërthimin e koronavirusit në Wuhan, në fund të dhjetorit.

“Kam menduar për një kohë të gjatë se virusi më i mundshëm që mund të shkaktojë një pandemi të re do të ishte një koronavirus. Ne ende nuk e dimë se sa ngjitëse është. Ne e dimë që po përhapet personi në person, por nuk e dimë në çfarë mase”, tha ai.

Koronaviruset, janë infeksione të traktit respirator që mund të çojnë në sëmundje si pneumoni ose ftohje të zakonshme.

Simulimi kompjuterik i Dr. Toner thotë që pas gjashtë muajsh, pothuajse në çdo vend të botës do të ketë raste të koronavirusit./Gazeta Sinjali/