NHK, rrjeti kombëtar japonez, bëri një eksperiment për të parë se si përhapen mikrobet dhe viruset si ai i Covid-19.
Kjo ide lindi pasi raportet kishin sugjeruar se infeksioni koronavirus mund të jetë përhapur edhe gjatë ngrënies, ku shumë njerëz mblidhen njëkohësisht.
Eksperimenti, i kryer në bashkëpunim me ekspertë, u nda nga agjencia e lajmeve në Twitter.
Gjatë eksperimentit, një bojë fluoreshente u aplikua në duart e një personi dhe më pas një grup prej dhjetë personash u ftuan të shërbenin vetë nga e njëjta kapëse ushqimi, në të cilën kishte marrë edhe subjekti i infektuar.
Pas 30 minutash rezultoi që boja ishte transferuar te të gjithë individëve që kishin marrë ushqim nga kapësja e ushqimit.